Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro, është ndalur në shkollat e ciklit fillor në Përmet, Gjirokastër dhe Nepravishtë, për t’u shpërndarë librat shkollorë falas nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të katërt. Në Përmet janë rreth 538 nxënës të arsimit fillor të cilët do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë shqiptare. Kumbaro theksoi se “Ky fillim viti do të ketë më pak shpenzime për prindërit, sidomos për ata prindër të cilët kanë më shumë se një fëmijë në shkollë duke i evituar blerjen e teksteve shkollore. Vitin e ardhshëm do t’u dhurohet edhe fëmijëve që fillojnë klasën e pestë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë arsimimit të fëmijëve e sidomos atij të detyruar”.{:}