Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ka nisur restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, inspektoi kantierin dhe pa nga afër ecurinë e e punimeve. Shoqëruar nga inxhinierët e Institutit të Monumenteve dhe drejtues të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë në Gjirokastër, Kumbaro vlerësoi përkushtimin e banorëve të fshatit Frashër, kujdestarët e shpirtit të Frashërllinjve, që janë kujdesur prej vitesh për këtë monument të rëndësishëm të kulturës dhe historisë lënë në mëshirën e fatit nga ‘qeverisjet’.
Restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri është projekt i programit “Rrugët e Besimit” të Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve.
Ai parashikon ndërhyrje restauruese në strukturë, restaurimin e elementëve arkitektonikë të brendshëm si: ndërkatet e drurit, shkallët, dyert dhe dritaret. Gjithashtu, terreni përreth banesës, brenda rrethimit, do ti nënshtrohet ndërhyrjeve rehabilituese të përgjithshme. Në shumë nga dhomat e ekspozimit ruhen ekspozitorët dhe stendat e projektuara gjatë kohës kur banesa u rikonceptua si shtëpi-muze.{:}