Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ka nisur restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, inspektoi kantierin dhe pa nga afër ecurinë e e punimeve. Shoqëruar nga inxhinierët e Institutit të Monumenteve dhe drejtues të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë në Gjirokastër, Kumbaro vlerësoi përkushtimin e banorëve të fshatit Frashër, që janë kujdesur prej vitesh për këtë monument të rëndësishëm të kulturës dhe historisë lënë në mëshirën e fatit nga ‘qeverisjet’ dhe shprehu mirënjohje për Marjanën, kujdestaren e shpirtit të Frashërllinjve. Restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri është projekt i programit “Rrugët e Besimit” të Ministrisë së Kulturës.{:}