Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6777]

Kalendari Duke Pritur Papën FR 

Kalendari Duke Pritur Papën ANG

Papa grafika vendi

Kalendari Duke Pritur Papën FINAL

“Dua t’ju kumtoj që, duke pranuar ftesën e Ipeshkëvinjëve dhe Autoriteteve civile shqiptare, dëshiroj të shkoj në Tiranë me datë 21 shtator 2014. Me këtë udhëtim të shkurtër dëshiroj të përforcoj në besim Kishën në Shqipëri e të dëshmoj inkurajimin dhe dashurinë time ndaj një vendi që ka vuajtur gjatë pasojat e një ideologjie të së kaluarës” (Papa Françesku 15 qershor 2014). Me këto fjalë Papa Françesku deklaroi vizitën e tij në Shqipëri.

Vendimi i Papa Françeskut për të udhëtuar në Shqipëri, si destinacioni i parë i udhëtimit të tij ndërkombëtar në Evropë, pritet të sjellë shërim dhe shpresë. Gjithashtu vizita e tij në shtetin shqiptar do të nënvizojë një shembull të bashkëjetesës fetare mes myslimanëve dhe të krishterëve në këtë vend.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet e kulturës në vend ka hartuar një kalendar të plotë, në një pritje që i takon shpresës dhe besimit.

Sot në një konferencë për shtyp Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe zëv. Ministri, Zef Çuni prezantuan përpara medias dhe opinionit publik detaje të reja rreth kësaj vizite. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me institucionet e kulturës në vend ka hartuar një kalendar të plotë, në një pritje që i takon shpresës dhe besimit. “Waiting for the Pope”do të jenë koncert dhe lexime/recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz, organizuar nga TKOB dhe TK që do të komunikojnë me publikun në disa qytete të Shqipërisë si Katedralja “Shën Luçia” –Durrës; Katedralja “Shën Pali”- Tiranë; Katedralja “Shën Shtjefnit”-Shkodër. Aktivitete të tjera do të jenë: Ekspozitë e piktorit Lin DELIJA “Historia e tij është takimi i Artit me Kishën”në GKA, Vox Baroque, Mbrëmje poetike me poezi të De Radës dhe me muzikë arbëreshe në TKE “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, shfaqje dokumentarësh me temë besimin fetar nga AQSHF- ja, program filmash të përzgjedhur nga Doku Fest si shfaqja e produksioneve të tri filmave religjiozë, ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, e cila synon të hedhë dritë mbi një nga faktorët më të rëndësishëm të ngjizjes europianiste të kulturës sonë kombëtare: kontributi i personaliteteve dhe i formantes kulturore katolike brendashkruar asaj kombëtare.

Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe për të risjellë në vëmendje të publikut shqiptar figurën e Abat Preng Doçit, Ministria e Kulturës organizon në qytetin e Rubikut tryezën e rrumbullakët:

“Abat Preng Doçi – Rilindas i madh, misionar i dijes dhe kulturës kombëtare”. Abat Preng Doçi është një ndër personalitetet me te rëndësishme te Rilindjes dhe i fillimit të shek. XX në historinë e Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol madhor në disa nga momentet më vendimtare të zhvillimeve politike e kulturore, e posaçërisht të gjuhës e letërsisë shqipe, bashkëpunëtor i De Radës dhe Kamardës, ai njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi” dhe Komisisë Letrare nga e cila trashëgojmë alfabetin latin të shqipes.

Ekspozita e klerit dhe bashkëjetesës fetare, titulluar “BESIM”, me kuratorë artistët Edi Hila dhe Zef Paci, e cila do të realizohet në bashkëpunim me komunitetet fetare në Shqipëri.

Kalendari i aktiviteteve artistike fillon në datën 16 shtator 2014.
Ky kalendar është përpiluar në tre gjuhë dhe në vijim mund të shkarkoni versionin shqipanglisht apo frëngjisht.

Ministrja Kumbaro, me cilësinë e kryetares së komisionit shtetëror për përgatitjen e vizitës së Papës në Shqipëri ritheksoi edhe njëherë dimensionin shpirtëror të kësaj vizite, e cila padyshim është një ngjarje e një rëndësie të madhe historike për Shqipërinë e rajonin tonë, vizita e parë në Evropë e Papa Françeskut. Paralelisht me dimensionin shpirtëror të vizitës vazhdojnë të merren të gjitha masa për rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza” dhe qendrës historike. Ajo saktësoi se punimet do të mbarojnë në kohën e duhur. “Në Pallatin e Kongreseve do të vendoset qendra mediatike, rikonstruksioni bëhet sepse këtu nuk ishte vënë dorë prej dekadash, dhe e gjetëm në gjendje të degraduar. S’janë ndërhyrje të përshpejtuara për një ditë, por i mbeten publikut.Do të krijohet qendër mediash me aparaturat e nevojshme, linjat e internetit e të tjera. Kemi pasur fluks akreditimesh. Muzeun historik Kombëtar e gjetëm në gjendje të mjeruar, s’ishte vënë dorë në mënyrë absolute në këtë ndërtesë. Ndërhymë në kohë, e shpëtuam ndërtesën nga disa rrënime. Jemi marrë gjithmonë me fasadën por jo me ndërtesën brenda”, u shpreh Kumbaro. Kumbaro tha se rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza” ishte gjithashtu në planet e qeverisë dhe që u përshpejtua nga vizita e Papës.

Ajo sqaroi se punimet në shesh po bëhen me bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës.

Në këtë konferencë u zbuluan edhe disa nga detajet e dekorit të qytetit, vendit ku do të mbahet mesha e Atit të Shenjtë dhe vendndodhja e altarit, konceptuar dhe ideuar nga zëv. Ministri i Kulturës, Zef Çuni, i cili tha mes të tjerash se “Kjo skenografi është ideuar duke patur parasysh  personalitetin e Papa Françeskut”. Edhe pse një figurë e shquar në mbarë kontinentin, është prapë një bari i thjeshtë. Pasi falenderoi edhe konstruktorin Dhimitër papa dhe arkitektin Denis Kraja, të cilët po kontribuojnë në realizimin e altarit Çuni shtoi se “Realizimi i altarit ka nisur, conform të gjitha masave të sigurisë dhe pritet përfundimi i plotë deri në datën 15 shtator”.{:}