Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5875]

Nga datat 23 – 28 Mars 2015, në Tiranë janë mbledhur Presidentët e 38 Konferencave të Rregulltarëve nga 27 vende të Europës, të cilët përfaqësojnë rreth 300 000 rregulltarë, anëtarë të UCESM, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme 16-të për të diskutuar mbi temën “Rregulltarë e rregulltare në Europë: Dëshmitarë e Artizanë të Bashkisë”.
Me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të 16-të, të UCESM (Bashkimi i Konferencave Europiane të Eprorëve të Lartë)  në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në Muzeun Kombëtar në Tiranë  u organizua sot takimi ndërfetar europian. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Edi Rama , Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Ministri Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  Erion Veliaj, si dhe përfaqësues të besimeve fetare në Shqipëri. I pranishëm në konferencën e hapur me Presidentët e 38 Konferencave të Rregulltarëve nga 27 vende të Europës, mbajtur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, Kryeministri Rama theksoi se, “Vendi ynë edhe një herë është ftuar të jetë shembull i bashkëjetesës dhe vëllazërisë fetare”.
Në eventin e sotëm përshëndeti edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë të cilët e cilësuan këtë event si një shpreheje të mbështetjes së rregulltarëve për një vedn si Shqipëria ku harmonia fetare është një shembull.
Në këtë event do të diskutohet mbi hapat që duhet të ndërmerren për bashkëjetesën fetare në Europë dhe për të ecur përpara. Kjo jo vetëm sepse Presidenti i UCESM, Padre Giovanni Peragine ndodhet me Seli në Shqipëri, por pasi situata social fetare që jeton Europa e sotme është në harmoni me realitetin shqiptar, një vend ku eksperienca e persekutimeve përgjatë viteve të gjata të diktaturës komuniste, i ka shtyrë deri më sot muslimanë e të krishterë të jetojnë përkrah me një respekt të madh reciprok, siç u vu re dhe gjatë vizitës së Papa Françesku në Shqipëri.
Gjatë javës do të organizohen takime dhe aktivitete të ndryshme për të diskutuar mbi temën dhe forcuar më tej bashkëpunim ndërfetar në Shqipëri.
Të pranishmit në këtë aktivitet u njohën gjithashtu dhe me historinë e popullit shqiptar me fokus të veçantë historiku i klerikëve në Shqipëri.{:}