Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5841]

DEJAL-VU

POLIS-CONNECTIVE LAYER

Sot në mjediset e Ministrisë së Kulturës u zhvillua konkursi “Parku i Artit”, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, Universitetin POLIS dhe Universitetin EPOKA.
Kjo nismë e Ministrisë së Kulturës me universitetet e arkitekturës,  nisur që në muajin janar 2015, përfundoi sot me prezantimin e projekteve në këtë konkurs për përshtatjen e territorit të ish-Kinostudios në Kopshtin e Artit.
“Jeni në Ministrinë tuaj dhe gjej rastin t’ju përgëzoj për punën dhe idetë tuaja të guximshme. Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi, që do të sjellë më shumë pjesëmarrje dhe projekte në të ardhmen”-uroi mirëseardhjen, Ministrja Kumbaro.
Juria e përbërë nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, me cilësinë e kryetares dhe anëtarëve: Arta Dollani, IMK, Adelina Greca, AKPT, Artan Shabani, Drejtor i GKA dhe  Joli Mitrojorgji, arkitekte , shqyrtoi  katër projekte nga UPT, dy projekte nga POLIS dhe dy projekte nga EPOKA.
Në një garë jo të lehtë, brenda vetë universiteteve, por edhe jashtë tyre, u vlerësuan tri projekte.

Çmimi i parë:  “KY PARK NUK ËSHTË NJË PARK”
Projekt i Fakultetit të Arkitekturës dhe  Urbanistikës  në UPT, realizuar nga sudentët: Anisa Pere, Arbër Habilaj, Erli Pinari, Genti Shtëmbari, Gladiola Balliu, Malvina Ferra dhe Orest Dhimitri.
Motivacioni: “Ky projekt  trajton konceptin landscape dhe respekton strukturat ekzistuese. Duke bërë një ndarje funksionale krijon hapësira që mund të përshtaten në bazë të funksioneve të ndryshme (Art, Film, Ekspozita). Në këtë mënyrë krijohet një fabrikë gjendjesh, ku aktorët kryesorë janë Artistët dhe publiku”.

Çmimi i dytë: CONNECTIVE LAYER
Projekt i Universitetit POLIS, realizuar nga studentët: Argita Përpunja, Bora Stafa, Megi Ylli, Sadmira Malaj.

Çmimi i tretë: DEJAL-VU
Projekt i Universitetit EPOKA, realizuar nga studentët: D.Duri, E. Ceka, E. Mërkuri, E.Selko, G.Kolukaj, I.Malltezi, M.Maloku, N. Cabrati, R.Tafa, R. Belba, R.Brecani, T.Maliqi.

 

Qëllimi i projekt-konkursit “Parku i Artit”  është krijimi i një hapësire ekspozimi të përkohshëm dhe të përhershëm për veprat e artistëve të rinj e më gjerë. Projektuesit prezantuar projekte duke ndërthurrur  frymën bashkëkohore të artit dhe formulimin e hapësirave gjatë procesit të projektimit.
Ky projekt, realizohet nga Ministria e Kulturës, i bërë me dije që në muajin janar nga Ministrja Kumbaro, e cila është shprehur se “ Një nga platformat kulturore të MK-së, është kthimi i territoreve  të brendshme në një park për art dhe medium, për të gjitha stinët, për aktivitete sociale, kulturore e ekspozita të hapura, për ngjarje rinore e jo vetëm, pa kufij gjinish dhe formash, madje edhe ato më të guximshmet”.{:}