Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Trupa e Baletit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në datat 8, 9 dhe 10 prill 2016 do të marrë pjesë për herë të parë në një turne në tre qytete të Serbisë, Beograd, Novi Sad e Nis. Trupa jonë do të prezantohet me pjesët kontemporane “La Stravaganza&Noces” të koreografit Angjelin Preljocaj.

Pjesëmarrja në këtë tur realizohet në kuadër të “Festivalit të 13 të Dancit “ një nga eventet më të rëndësishme të llojit të vet në Serbi e më gjerë, ku kanë rastin e shansin të prezantohen në kontekst botëror tituj dhe emra të njohur të fushës së dancit.

Gjatë viteve në këtë festival janë performuar rreth 200 pjesë koreografike krijuar nga koreografët më në zë ndër vite. Programi i pasur  dhe prezantimi i nje estetike te re ne fushën e dancit kanë bërë që numri i audiencës të jetë gjithnjë në rritje.

Ftesa për pjesëmarrje vjen nga Z.Dejan Savic, Drejtor i Përgjithshëm i Operas Kombëtare  të Beogradit, i cili dirigjoi koncertin simfonik realizuar në TKOB  më 26 shtator 2015.

Ky turne përbën një ngjarje të rëndësishme në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ne art e kulturë, mes dy vendeve, duke vazhduar nismën e Teatri,  zhvillimin e dialogut kulturor për ndërtimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal.

8, 9 dhe 10 prill 2016 {:}