Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një ditë ndryshe për të rinjtë e Institutit të të Miturve në Kavajë. Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me atë të Drejtësisë, bënë të mundur që ata të ndiqnin baletin “La Sylphide”, nën interpretimin e balerinëve të TKOBAP dhe Shkollës së Baletit, në skenën e “arTurbinës”. Të rinjtë, që kryejnë dënimin apo që janë në pritje të procesit gjyqësor zhvilluan një bisedë me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe atë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ministrja Margariti premtoi më shumë aktivitete kulturore për ta, si shfaqje, ekspozita me punët e vet të rinjve, por edhe që MK të ofrojë kurse, që do t’i ndihmojnë ata për punësim, pasi të kenë kryer rehabilitimin në këtë institut.{:}