Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5928]

Panairi Lajpcigut takimi më i rëndësishëm i pranverës për botimet dhe sektorin e medias, tërheq rreth vetes më shumë se 2000 ekspozues, duke u lejuar autorëve, lexuesve dhe shtëpive botuese të takohen, angazhohen dhe të zbulojnë çfarë ka të re në sektorin e medias.
Autorët dhe botuesit shqiptarë  u bënë pjesë e familjes së madhe të më shumë se 40 shkrimtarëve nga Juglindja e Evropës, nga Sllovenia në Bullgari, nga Rumania deri në Bosnje e Mal të Zi.  Ministria e Kulturës ka mbështetur financiarisht Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, që përfaqëson stendën e letrave shqipe në këtë panair dhe autorët : Arian Leka dhe Gëzim Qendro. Kosova u përfaqësua në stendën e TRADUKI-t me poteen Ervine Halili.
Shteti i huaj i nderit ishte Izraeli.
Fitues i “Çmimi i Librit për Kuptimin Europian” ishte autori rumun, Mircea Cartarescu.

Arian Leka në dy veprimtari, për Durrësin dhe Bosnjën
Më 12 dhe 13 mars, shkrimtari Arian Leka mori pjesë në dy veprimtari, që u zhvilluan nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, rrjetit TRADUKI dhe Këshillit të Evropës. E para ishte një bashkëbisedim me qëllimin shkëmbimin e përvojave mes Lekës dhe autorit gjerman Uëe Rada, “Mbi damarët mesdhetarë dhe venat ballkanike”. Leka u fokusua rreth Durrësit, një qyteti tipik shqiptar. U fol për ambiguitetin paradoksal, por edhe ambivalencën e një qyteti, të cilit historia rreth 3000-vjeçare e ka vënë shpesh para sprovave, duke e bërë kryeqytet, kryeqendër dhe provincë njëherazi. Jo rrallë, siç u cituan tekstet e Arian Lekës të botuara në gjermanisht në revistën letrare “Lettre International”, ky qytet ka qenë fillim dhe fund.
Islami dhe Evropa në Leipzig Buchmesse . Mbi përvojat dhe ngjashmëritë. Arian Leka dhe Adisa Basic diskutojnë për Shqipërinë dhe Bosnjën ku bashkëekzistenca fetare është një normalitet. “Do flas vetëm një orë për fenë, ndërsa kam jetuar vetëm një vit me Perëndinë. Ju flet një njeri që nuk e ka jetuar besimin e lirë” u shpreh Leka në panelin “Kafe Europa” . Paneli u moderua nga gazetari i mirënjohur Rüdiger Rossig në përkthimin e Anila Shukës.

Kosova dhe Serbia vijojnë dialogun letrar të nisur në 2010
Dialogu letrar kosovaro-serb, i nisur në Leipzig në vitin 2010, vijoi këtë vit me Sasha Ilic në diskutimin me Ervine Halilin në Leipzig Buchmesse. “Nuk flas në emër të Beogradit, as të Ministrses së Kulturës serbe. Përfaqësoj skenën alternative serbe dhe udhëtimi im i parë ilegal drejt Prishtinës më befasoi me njerëzit e rinj, me autorët, leximet dhe bisedat letrare dhe kulturore. Kjo është Prishtina që njoh dhe dua, po aq siç njoh Hotel Grand dhe vendin e torturës dhe vendin e fshehtë ku ndodheshin në ‘99 paramilitarët serbë të Arkanit”.
Sasha Iliç dhe Jeton Neziraj publikuan për herë të parë në gjuhën shqipe dhe serbe antologjine “Përzemërsisht nga Beogradi” dhe “Përzemërsisht nga Prishtina” me autorë të rinj serbë dhe shqiptarë. Ervine Halili u shpreh se Prishtina që ajo njeh është Prishtina e gjeneratës së re që kërkon të gjejë bashkëpunimin e vertetë dhe jo moralin fals të një historie me heronj.

Gëzim Qendro në “Nata Ballkanike”
Filmi, muzika, “Nata Ballkanike” janë pjesë e një programi të ngjeshur të rrjetit “Traduki”, partner zyrtar i Panairit të Lajpcigut, ku prej një viti i bashkëngjitet edhe Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë. Kritiku dhe studiuesi i artit, Gëzim Qendro mori pjesë në “Natën Ballkanike”, e cila krijon mundësinë e leximeve autoriale, debateve, bisedave e shkëmbimeve mes autorëve dhe shtëpive botuese.{:}