Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Galeria Kombëtare e Arteve do të prezantojë për publikun në sallën e vogël të ekspozitave, ekspozitën “Lapidarë dhe Monumente” të fotografit australian Robert Hackman. Kjo është ekspozita e parë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë e këtij fotografi.

 

Ekspozita tregon një përzgjedhje prej rreth tridhjetë e pesë fotografish me ngjyra, në dimensione të mesme, të cilat në fokusin e tyre kanë një vëzhgim fotografik personal të autorit nëpër Shqipëri këto vitet e fundit mbi lapidarët dhe monumentet e peizazhit post-socialist shqiptar. Nuk është hera e parë që Hackman ndërmerr një eksplorim të tillë: vitin e kaluar u hap në Muzeun Kombëtar Shqiptar ekspozita e tij me fokus gjendjen e tanishme dhe metamorfozën e bunkerëve të ndërtuar gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri.

 

Ishte gjatë kësaj periudhe që Hackman fotografonte bunkerët që ai “zbuloi” temën tjetër për punën e tij të mëpasme. Ashtu si e thotë dhe vetë “U intrigova nga lapidarët dhe monumentet publike ndërsa foto-dokumentoja ripërdorimin dhe riciklimin e bunkerëve në Shqipëri. Për shkak se çdo lapidar ishte unik në dukje, fillimisht mendova se bënin dallim nga bunkerët që u ndërtuan në shkallë industriale. Bunkerët ishin kryesisht një përsëritje të të njëjtës histori, pavarësisht nga vendndodhja e tyre; ndërsa çdo lapidar kishte një histori individuale dhe arsyen e vet të ekzistencës.”

 

Hackman është një fotograf profesionist që nga vitet 2000. Lindur në Australi në vitin 1995 u zhvendos në Londër ku sot jeton dhe punon. Interes për punën e tij kanë qenë vazhdimisht çështjet humanitare, historike dhe fetare. Gjatë këtyre viteve ka punuar për UNHCR, UNICEF, Refugee Council, Refugee Action, etj. Fokus tjetër i punës së tij është fotografia e peizazhit dhe fotografia abstrakte. Hackman ka hapur ekspozita të ndryshme në Londër, Beograd, Brazil, Gjeorgji, Shqipëri e Australi.

06 – 31 gusht 2015 , GKA{:}