Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Të ftuar për të diskutuar: Mirela Kumbaro, Daria Bignaridi, Rudina Xhunga, Eda Derhemi, Ardian Vehbiu

Tryeza e mendimeve me temë “Letërsia e angazhuar dhe gruaja” synon të analizojë aksionin dhe ëndrrën ndërtimtare të gruas në letërsi. Dhe, natyrisht, jo vetëm prej gruas dhe për gruan, por duke e parë atë si pjesë integrale të shoqërisë që, as në jetë e as në letërsi, nuk mund t’u përmbahet barrierave strikte gjinore.

Kjo tryezë organizohet në kuadrin e veprimtarive të Festivalit të Librit dhe Artit dhe mund të ndiqet në sallën ‘UNESCO’ në datë 24.04.2014, ora 10.30. Hyrja është e lirë.{:}