Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Kemi kënaqësinë dhe përgjegjësinë të njoftojmë takimin kushtuar problematikave të librit dhe promovimit të letërsisë shqipe, si pjesë e ciklit “Zërat e Kulturës”, bashkë-organizuar nga MEKI dhe UNAA.
Ky takim do të bëjë bashkë autorë, botues, përkthyes dhe librarë, për të diskutuar sfidat e sektorit dhe për të shqyrtuar mundësitë për rritje dhe përmirësim. Gjithashtu, do të trajtojmë temën e rëndësishme të promovimit të letërsisë bashkëkohore shqiptare, si brenda vendit ashtu dhe jashtë.
Kur? 21 Tetor, ora 12:00!
Ku? Salla Franceze, Qendra “Sotir Kolea”.
Ky takim përbën një mundësi të mirë për të ndarë përvojat tuaja, për të shprehur shqetësimet dhe për të marrë pjesë në formësimin e politikave që do të mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së librit në Shqipëri.
Ruani vendin tuaj duke plotësuar pyetësorin në linkun më poshtë—kontributi juaj do të ndihmojë që ky diskutim të jetë kuptimplotë dhe i frytshëm!