Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Artisti kthehet në atdhe përmes pikturave të tij, pas vdekjes. Për herë të parë, publiku sheh zhgunin vetjak të Lin Delisë dhe çadrën e firmosur prej dorës së tij.

Nën kurimin e Gjon Radovanit, ekspozita erdhi në kuadër të aktiviteteve kulturore, që po organizohen në pritje të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë.

Piktura dhe vizatime të vendosura në tri salla të Galerisë sjellin një dimension tjetër të piktorit i cili jetoi dhe krijoi në Antrodoko, pranë Romës. Tri janë temat e kësaj ekspozite, kërkimet fillestare përmes gjestit pikturor, martirët e lirisë dhe besimit dhe kërkimi i së bukurës njerëzore. Veprat e ekspozuara janë pjesë e koleksioneve të Provincës Françeskane Shqiptare në Shkodër, të Shoqatës Art Union Albania në Tiranë, të koleksioneve private dhe të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

17 shtator-5 tetor 2014, GKA{:}