Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit na magjepsi me interpretimin bashkëkohor të jashtëzakonshëm të klasikes së baletit, “Liqeni i Mjellmave”, nën koreografinë e mjeshtrit shqiptar me famë ndërkombëtare, Angjelin Preljocaj.

Një përzierje e përsosur e elegancës dhe dramës, e shoqëruar nga tingujt e pavdekshëm të Tchaikovsky-t, që mbushi skenën me emocion dhe art.

International Dance Festival do të sjellë një sërë shfaqjesh magjike për tre javë në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të kulturës ndërkombëtare!

Ky program mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Tiranë.