Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës merr pjesë në konferencën  e nivelit të lartë “Trashëgimia kulturore, një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm”. Konferenca organizohet nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe Ministria e Kulturës së Kroacisë. Konferenca ka për synin të adresojë rolin dhe funksionin e trashëgimisë kulturore, si një burim strategjik  për zhvillimin e qëndrueshëm në rrugën drejt integrimit evropian të Evropës Juglindore. Ministria e Kultures do të përfaqësohet  me zëvendës ministrin e kulturës, Zef Çuni, Sonila Kora, specialiste në Drejtorine e Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe Marin Haxhimihali, drejtor i Zyrës së Adminstrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Qëllimi I konferencës  është të ofrojë mundësinë për të paraqitur arritjet e projektit Ljubljana Process –  Rehabilitimi i trashëgimisë sonë të përbashkët  ‘si një nismë dhe projekt afat-gjatë rajonal për rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe për të hapur rrugën dhe vijuar implementimin e tij në të ardhmen’. Duke mundësuar bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm pjesë e procesit, konferenca do të shërbejë për të identifikuar nevojat e përbashkëta dhe aspiratat për të ardhmen në funksion të rehabilitimit të trashëgimisë kulturore të rajonit.

 

27-28 tetor 2014, Dubrovnik, Kroaci.{:}