Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në një ndër ditët e mbushura me aktivitete, në kuadër të Muajit të Muzikës, u organizua një takim i veçantë. Muzikë shqiptare dhe e huaj, shoqëruar nga kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, u interpretua rreth një pianoje, së cilës iu bashkangjit edhe një instalacion në formë reje, që gë jepte ndjesinë e muzikës që të ngre shpirtin peshë. Pianoja u vendos në hapësirën mes Muzeut Historik Kombëtar dhe Hotel “Tiranës”, duke krijuar një atmosferë shumë të bukur buzëmbrëmjes. Krahas pianistit profesionist Thanas Paskali dhe korit femëror të TKOB, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, këtij kocerti iu bashkuan edhe të rinj e të reja që performuan në piano, fëmijë që sapo kanë nisur të mësojnë në këtë instrument, ndërsa publiku I rastësishëm iu bashkua zërave të artistëve në këngët “Luleborë”, “Dua më shumë Shqipërinë”, etj.{:}