Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një shfaqje nga Simon Pitaqaj, e cila realizohet nga Teatri Liria në Paris. E krijuar në dy pjesë shfaqja është një rrëfim për raportet mes Lindjes dhe Perëndimit, konfliktit mes mysylmanëve dhe të krishterëve përmes historive ballkanike dhe lindjes së shtetit të Kosovës. Shfaqja është ndërtuar mes miteve dhe legjendave , teksteve të Kadaresë dhe historisë ballkanike. Ajo evokon të gjallët dhe të vdekurit, të mbijetuarit dhe ata që rilindin nga hiri e tyre, ata që vdesin pa asnjë arsye, vetëm për argëtim, dhe të gjithë ata që luftojnë për lirinë e kombeve dhe vëllazërisë. Një himn për jetën, një këngë poetike dhe vizuale ku shpresa rilind nga hiri dhe vdekja.
“Lufta e Vjetër” është një vepër skenike, realizuar me elementë kinematografikë, e cila kombinon imazhe mes dritës dhe hijes, vjen në skenë si një pikturë nga legjendat, duke ndërthurrur frazën muzikore improvizuese, muzikën tradicionale dhe këngët patriotike. Skena është e konceptuar në një prerje objektesh, nga e cila dalin nga hijet e formave  toka, gjymtyrët dhe kokat të frymëzuara nga piktori Omer Kaleshi.

THÉÂTRE DE L’OPPRIMÉ
78, rue du Charolais, 75012 Paris
Métro : Gare de lyon
– 8 prill, 11 prill, ora 20:30;
– 12 prill, ora 17:00
Info: liriateater@gmail.com

Tel: 01 43 45 81 20{:}