Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shfaqja më e re e Qendrës Multimedia “Lufta në Kohën e dashurisë” do të ketë premierën botërore me 5 maj (2015) nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë”, katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar.

 

28 skenat e shfaqjes fluturojnë para publikut, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Regjisorja e re nga Kosova, Blerta Neziraj, mbas tri shfaqjeve të suksesshme ndërkombëtare, sjellë sërish para publikut një shfaqje provokative, me këngë e vallëzim të mrekullueshëm, ku 5 aktorë të rinjë të shkathët rrëfejnë, pa pardon, histori të vogla, komike e tragjike, por para së gjithash, histori grash në sallon bukurie (e ç’lidhje ka që këto histori janë shkruar nga një autor mashkull!!).

Shfaqja e radhës do të jetë me datë 6 maj.

 

Autor: Jeton Neziraj

Regjia: Blerta Neziraj

Aktorë: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu, Molikë Maxhuni.

Koreografia: Adrienne Hart

Muzika: Gabriele Marangoni

Skenografia e kostumet: Igor Vasiljev, Isidora Spasic

Prodhuar nga Qendra Multimedia, Prishtinë / ëëë.qendra.org

Menaxhere skene: Lendita Idrizi

Ass. e produksionit: Elisabeth Wiegner

Udhëheqës teknik: Denis Berisha{:}