Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Vjen në skenën e Teatrit Kombëtar komedia “Lufta në kohën e dashurisë” një prodhim i Qendra Multimedia, Prishtinë me autor:Jeton Neziraj, regji nga : Blerta Neziraj dhe aktorët: Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Shkelzen Veseli, Albulena Kryeziu, Molikë Maxhuni.
Katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar.  Sylvie Cens, Mariane Kante, Florence Meillet dhe Pascale Payen janë katër aktoret që sjellin katër femra, gra, në një institut të bukurisë. Secila tregon dëshirat, epshet, dështimet e sukseset e saj, në një ambient krejt interesant. Midis të vërtetës apo fantazisë, secila ka plot për të thënë.
28 skenat e shfaqjes fluturojnë para publikut, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.
Menaxhere skene: Lendita Idrizi
Ass. e produksionit: Elisabeth Ëiegner
Udhëheqës teknik: Denis Berisha
Dritat: Mursel Bekteshi, Sherif Sahiti
15 tetor 2015, ora 19:00, TK{:}