Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në prill të vitit 2007 Eric Vigner ishte i pari regjisor francez i ftuar nga Teatri Kombëtar në Tiranë për realizimin e një produksioni në gjuhën shqipe dhe me aktorët e Teatrit Kombëtar. Duke marrë parasysh historinë politike dhe pasurinë kulturore të vendit, ai vendos të sjellë në skenë “Berberi i Seviljes” nga origjinali “ Barbier de Séville”, nga Beaumarchais. Pas kësaj eksperience të mrekullueshme dhe suksesit të madh që e shoqëroi këtë shfaqje, regjisori Eric Vigner rikthehet pas 10 vjetësh në Shqipëri .Kësaj here ai vendos të shkojë edhe më larg duke na sjellë një vepër shumë të fuqishme , si ’’LUKRECIA BORXHIA’’, kryevepra e autorit të romantizmit Viktor Hygo. Tirana do të jetë teatri i kësaj historie që zhvillohet në Italinë e shekullit XIV, ku rinia e sakrifikuar jeton nën tiraninë e Borxhiave.

“Lukrecia Borxhia” është kryevepra e shkruar ne prozë nga Hygo. E cilësuar si  teatër për popullin, ajo është e pasur me emocione të forta dhe momente kulmore . I frymëzuar nga Shekspiri ai do të na sjellë historinë e një nëne, të quajtur Lukrecia, e cila përpiqet në të gjitha mënyrat të shpëtojë të birin e saj, i cili nuk e njeh të ëmën dhe është fryt  i një marrëdhënie incesti. Do të shohim se si dashuria merr formën e një vityti për të fshirë krimet e etërve. Por Lukrecia Borxhia është gjithashtu një pjesë politike, ku fatet e individëve takohen me realitetin politik, një histori korrupsioni, vrasjesh, vdekjesh dhe helmimesh në Italinë e shekullit XIV.

Kjo vepër nga Viktor Hygo është përkthyer për herë të parë në shqip dhe në një intervistë mbi shfaqjen me gazetarin francez Jean-Luis Perrier, Eric Vigner shprehet: Pjesa fillon me :-“Jetojmë në një kohë ku njerëzit kryejnë aq shumë akte të tmerrshme”. Të tilla janë fjalët e para. Hygoi flet për kaos, për vëllavrasje. Dje , TV5 monde, transmetonte prej një teatri ne Bruksel, një homazh për viktimat e terrorizmit të datës 22 mars 2016. Vajza e vogel që hapi ceremoninë përdori ekzaktësisht të njëjtat fjalë. E gjithë ceremonia kishte për qëllim të celebronte jetën dhe dashurinë si vlera thelbësore të shoqërisë sone(…)Terrorizmi i Borxhia-ve i cili, në pjesën e Hygo-së ekzekutohet në mënyre sekrete është terrorizëm politik. Ai i referohet atij të sotmit. Po , Lukrecia Borxhia takohet me realitetin e shekullit  XXI kjo është vlera e teatrit kur ai ka inteligjencën e Hygo-së.

 

Viktor Hygo

Viktor Hygo lindi në 26 shkurt të 1802 në Besançon dhe vdiq në 22 maj të vitit 1885 në Paris, është poet, dramaturg dhe prozator, i njohur si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm francez, ai do të mbahet mend gjithashtu,  si një personalitet I shquar politik dhe një intelektual i angazhuar,i cili ka luajtur nje rol të rëndësishëm në historinë e shekullit të XIX-të.

Krahas veprave të tij si shkrimtar, në teatër ai përcolli teorinë e tij mbi dramën romantike me veprat:”Hernani”- 1830, “Ruy Blas”- 1838, gjithashtu me “Lucrèce Borgia” dhe “Le Roi s’amuse” (Mbreti argëtohet)

Viktor Hygo ka dhënë një kontribut të madh në ripërtëtitjen e poezisë dhe teatrit, ai ka qënë i admiruar nga bashkëkohësit e tij, por në të njëjtën kohë ka qënë dhe mjaft i kritikuar nga një pjesë e autorëve modernë. Ai  ka kultivuar te gjenerata e re një refleksion mbi angazhimin e shkrimtarit në jetën politike dhe sociale duke mbajtur një pozicion politik, i cili i kushtoi dëbimin nga vendi për 20 vite.

Zgjedhjet e tij morale dhe politike, gjatë pjesës së dytë të jetës së tij dhe veprat e tij të jashtëzakonshme e kthyen atë në një personazh emblematik ku Republika e tretë e Francës e nderoi në vdekjen e tij në 22 maj të vitit 1885, me një ceremoni mortore madhështore. Eshtrat e tij u shoqëruan në Panteon në Paris në 1 qershor 1885.

 

 

 

Eric Vigner

Pas studimeve të larta në Artet Plastike, Eric Vigner pranohet në Konservatorin Kombëtar të Arteve Dramatike në Paris. Në vitin 1991 ai krijon kompaninë e tij Suzanne M me shfaqjen e tij të parë “Shtepia e eshtrave” nga Roland Dubillard, e vënë në skenë në një uzinë të braktisur, më vonë ajo do të shfaqet në Festivalin e Vjeshtës në Paris.

 

Ai ka punuar mbi vepra bashkëkohore dhe klasike, dramatike dhe poetike në bazë të një kërkimi të madh stilistik.Kjo veçanti shprehet në punën e tij mbi veprën e Margarite Duras, Dubillard, Motton, Koltes, De Vos, Hugo, Corneille, Racine, Moliere gjithashtu dhe ne Opera në një bashkëpunim me Orlando de Haendel.

Në vitin 1996 ai emërohet në drejtim të CDDB-Teatri i Lorient, Qëndër Kombëtare dramatike ku ai sjell në jetë një projekt artistik me qëllim zbulimin dhe prodhimin e një gjenerate të re meshkuj dhe femra të teatrit, disa prej të cilëve sot janë të angazhuar në shërbim të Teatrit Kombëtar Francez.

 

Puna e tij përtej kufijve do ta drejtojë drejt Koresë së Jugut, ku mblodhi për herë të parë trupën kombëtare të teatrit, muzikës dhe dansit për krijimin e shfaqjes në gjuhën koreane, sipas “Borgjezit fisnik” nga Molieri. Spektakli u prezantua edhe në Paris dhe u nderua me çmimin «France Corée »  2004. Shfaqja ‘’Berberi i Seviljes ’’nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë në vitin 2013 merr pjesë në festivalin ‘’Bonjour India ‘’  në Bombey dhe nderohet me çmim. I magjepsur nga diversiteti i kulturave në vitin 2010 ai krijon Akademinë Ndërkombëtare të Teatrit me aktorë të rinj, të huaj dhe francezë.

Në bashkepunim me M/M Paris ai publikon një libër mbi eksperiencën e tij prej vitit 1996-2015 në krye të Teatrit në Lorient . Që prej vitit 2016 me kompaninë e tij  Suzanne M, ai ka venë në skenë ‘’Brancus kundër Shteteve të bashkuara të Amerikës” në Teatrul Odeon në Bukuresht të Rumanisë. Për vitin 2018 do të përgatisë “Partage de Midi” nga Paul Claudel në Teatrin Kombëtar të Strasburg-ut.

“Lukrecia Borxhia” realizohet nga regjisori i njohur, Eric Vigner ; kostumografe, Anila Zajmi Katanolli ; skenografia, Eric Vigner ; as/skenograf, Eric Vigner ; përkthyese, Blerta Hyska ; muzika John Kaced, Juljia Merxhushi ; mjeshtre ndriçimi Kelig Le Bars.

Interpretojnë : Luiza Xhuvani, Artan Imami, Xhino Musollari,Vasjan Lami, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Genti Deçka, Gent Hazizi, Marsel Rupi,

Në datat 12,13,14 maj ora 19:00

Për rezervime  telefononi në 042223022

Orari 9:00-13:00 dhe 16:00- 19:00

#ejaneteater{:}