Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Shoqata “Bota e artit” sjell në skenën e Universitetit të Arteve në datat 12 maj, 2 qershor dhe 9 qershor  tre koncerte recitale. Koncertet e datave 12 maj dhe 9 qershor, në  formacionin violine –piano, me violiniste Ina Kosturi , pianiste Rudina Ciko përfshjnë  interpretimin e një sërë veprash të  rëndësishme të literaturës violinistike,s i Brahms, Beethoven, Elgar, krahas Bach dhe Reger për violinë solo.Sonatat e Eduard Elgar dhe Max Reger vijnë për herë të parë në skenën shqiptare.

Koncerti i datës 2 qershor  2016 realizohet në formacionin violinë soliste e orkestër harqesh, të  përbërë nga pedagogë e studentë  të Universitetit të Arteve, drejtuar nga dirigjenti i njohur Eno Koço.Krahas krijimtarisë së huaj, në repertorin e këtij koncerti do të përfshihen edhe pjesë të njohura të krijimtarisë së Gjon Simonit.Kjo mataronë synon nxitjen e interpretimit të violinës soliste shqiptare të veprave më të rëndësishme të literaturës violinistike, ku interpretimi i veprave duhet të jëtë i ngjashëm me shfletimin e librave të një biblioteke.

Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës.{:}