Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Janë të shumtë liderat që udhëheqin, por shumë të rrallë ata që shkruajne historinë. Dhe ende me te rralle ata qe si Ismail Qemali, e permbysin historine per ta rishkruar” u shpreh Minisrrja e Kulturës, Elva Margariti nga Vlora.

Ministrja e Kulturës mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit në Vlorë dhe vendosi një kurorë me lule në emër të qeverisë shqiptare në monumentin e plakut të urtë.

Homazhe në nder të burrit të madh të kombit shqiptar u mbajtën nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i bashkisë, Vlorë, Dritan Leli, deputetë, qytetarë, etj.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti kujtoi se “Qeveria e Vlorës zëvendësoi Kanunin me ligjet e shtetit. Ismail Qemali ishte promotori i pare i parimit se organet shtetërore nuk mund të ndërhyjnë në fushën e drejtësisë. Qeveria e Vlorës ishte e para që kuptoi se pa ndriçimin e mendjes, pa dije e kulture nuk mund të kishte Shqipëri të përparuar dhe te begatë”. Margariti shtoi se nuk mund të jetë  kurrsesi dita në të cilën kujtojmë 100-vjetorin e vdekjes, por “dita që kujtojmë shekullin me tëcilin Ismaili ka qenë përditë një vegim frymëzues brenda nesh”.
Në një ditë të rëndësishme të Vlorës Margariti uroi  “Zoti i shqiptareve qoftë me të e të gjithë ata që kur e nderojnë atë mendojnë si ai, besojnë si ai dhe janë gati të veprojnë si ai!”

Përfaqësues të lartë të shtetit dhe qeverisë vizituan edhe Muzeun “Pavarësia” ku u njohën me dokumente të rëndësishme të periudhës së qeverisë së pavarësisë.{:}