Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nis edicioni i 14-të i festivalit ndërkombëtar operistik “Marie Kraja”, festivali i Shqipërisë si një stacion shumë i rëndësishëm në karrierën e tyre ndërkombëtare. 15 këngëtarë lirikë  në garën operistike nga vende të ndryshme të botës  që sjellin në Shqipëri shkolla dhe eksperienca të ndryshme jetësore dhe profesionale.  Konkurruesit : Anna Werle – Gjermani; Deniz Yetim – Turqi; Doroteya Doroteeva – Bullgari; Francesco Salvadori – Itali; Ivana Zdravkova – Maqedoni; Paolo Ingrasciota – Itali; Regis Mengus – Francë; Remus Alazaroe – Rumani; Robert Balonek – USA; Sergiu Saplakan – Rumani; Sofia Nekrasova – Rusi; Vassia Zacharopoulu – Greqi; Irida Dragoti – Shqipëri dhe Marigona Qerkezi – Kosovë. Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen në këtë festival me këngëtaret lirike Irida Dragoti dhe Marigona Qerkezi, të cilat konkurrojnë me arie lirike, perla të muzikës shqiptare ,“Kur më vjen burri nga stani” dhe “Baresha”, Audicionet për këngëtarët do të jenë dy, pasi kompeticionit të arieve lirike i shtohet edhe gara e këngës – song price (tashmë dihet që këngëtarët lirikë i kanë shtuar edhe një dimension tjetër karrierës së tyre që i përket interpretimit të këngëve të bëra mjaft popullore, sidomos nga koncertet alla Pavarotti & Friends). Juria kryesohet nga Dominique Meyer, drejtor i përgjithshëm i Operas Shtetërore të Vjenës, Birgitta Svendsen, drejtoreshë e Operas Mbretërore Suedeze në Stokholm, Nikolas Payne, drejtor i Operas Europa në Bruksel, Myron Michailidis  dirigjent- drejtor i Operas Kombëtare Greke, Ununsan Kuloglu- Koordinator i Përgjithshëm i Operas së Stambollit, Suzana Frasheri soprano, pedagoge në Universitetin e Arteve, Kastriot Tusha, tenor.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

31 tetor dhe 1 nëntor, ora 19.00, TKOB{:}