Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5404]

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës u nënshkrua  sot  marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Palazzo Spinelli  Per L’arte e il Restauro Shqipëri, e cila shënon hapin e parë  në  mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Marrëveshja  u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli, z. Emanuele Amodei.Zgjerimi i bashkëpunimit dhe partneritetit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare synon të sjellë jo vetëm mbështetje financiare , por dhe ekspertizë ndërkombëtare të institucioneve më elitare botërore.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh në fjalën e saj se “Jemi këtu sot për të ndërtuar një urë komunikimi të munguar në fushën e dijes profesionale sa i përket rastaurimit dhe konservimit të trashëgimisë kulturore. Duhet thënë se me Ambasadën Italiane në Tiranë  kemi marrëdhënie të ngushta kulturore, në art dhe kulturë, por sidomos në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të restaurimit.   Vlen të theksohet këtu bashkëpunimi i rëndësishëm për rijetëzimin e Pallatit të Brigadave, një projekt madhor yni, i cili në bashkëpunim me Fondacionin Amerikano Shqiptar të Zhvillimit do të japë shpejt rezultatet e pritshme.  Marrëdhënia jonë me Italinë shkon përtej eksperiencave dhe historive, prej mëse dy vitesh po ndajmë edhe dijen dhe profesionalizmin në fushën e trashëgimisë”.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë kapacitetet në fushën e: Trajnimit dhe Edukimit nëpërmjet krijimit dhe drejtimit të shkollave, qendrave kulturore, laboratorëve të restaurimit, instituteve të trajnimit të vazhdueshëm që synojnë përmirësimin e mjeshtërisë së ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë, rritjen e aftësisë së restauratorëve në shqipëri për mbrojtjen e trashëgimisë dhe ruajtjen e saj; Organizimin e projekteve kërkimore shkencore, për përvetësimit të teknikave më të mira që aplikohen sot në botë për restaurimin dhe konservimin e veprave të artit dhe monumenteve të kulturës; Projektimin e masterplaneve specifikë të zhvillimit dhe promovimit turistiko-kulturor të territorit ose të zonave specifike me interes artistik dhe kulturor.

Emanuele Amodei, Drejtor i Përgjithshëm i Palazzo Spinelli tha mes të tjerash se : “Ky është një moment historik për Shqipërinë. Si një vend I pasur në trashëgimi kulturore ai duhet ti prezantohet Evropës duke shfaqur identitetin e vet kulturore. Zgjodhëm të bashkëpunojmë me Shqipërinë për trashëgiminë e saj të pasur dhe për këtë identitet të fortë kulturor.  Ky është vetëm fillimi i një marrëdhënieje të qëndrueshme. Jemi këtu për t’u treguar fëmijëve tanë dhe brezave pas nesh këtë identitet shqiptare, që e vlerësoj fort, sepse Shqipëria duhet të ketë vendin e vet në familjen e madhe evropiane”.

Ministrja Kumbaro shtoi se: “Kemi konstatuar se nuk kemi folur për dijen dhe mjeshtërinë që mban në këmbë trashëgiminë.  Sot vazhdojmë t’u referohemi mjeshtrave, por kemi një boshllëk në mjeshtërinë e konservimit dhe të restaurimit, që është po aq pjesë e trashëgimisë.  Ky mbetet një shqetësim institucional, pasi jemi duke humbur zanatet për punimin e gurit, të hekurit, kemi mungesë në restaurim të tekstilit, etj.  Prej një viti e gjysmë kemi organizuar kurse trajnimi me partner ndërkombëtarë që nga UNESCO dhe të tjerë për restaurime, konservime, komunikim muzeal, etj. Vijmë sot në këtë marrëveshje me Palazzo Spinelli, një organizëm me shumë eksperiencë në fushën e restaurimit, me rezultate të prekshme dhe me një njohje ndërkombëtare dhe anëtare e rëndësishme  e rrjeteve ndërkombëtare në këtë fushë. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje mbetet krijimi i një marrëdhënie të qëndrueshme në fushën e formimit profesional të restaurimit dhe projekteve të ndryshme”.

Marrëveshja parashikon gjithashtu ndërhyrje specifike në trashëgimi kulturore. Këto do të jenë ndërhyrje të specializuara në konservimin, restaurimin shkencor të objekteve muzeale; piktura mbi kanavacë dhe mbi dru, afreske, materiale letre (restaurimi i librave, pergameneve, printimeve, vizatimeve, dhe objekteve të tjera), qeramikë, vitreo, lapidarë dhe mozaikë, metale etj. Marrëveshja parashikon edhe veprime konkrete për realizimin e portaleve specifike online për shfrytëzimin e informacionit në lidhje me trashëgiminë kulturore, mjedisore, historiko-artistike të vendit, duke u dhënë rëndësinë që meriton edhe aktiviteteve të botimit dhe publikimit në formate online, teksteve në lidhje me trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale.

Ministria e Kulturës, nëpërmjet marrëveshjes  me Palazzo Spinelli, krijon një model të ri të punës dhe menaxhimit të trashëgimisë duke rritur përfitimet që vijnë nga projekte që financohen nga institucione ndërkombëtare dhe organizma të ndyshëm, donatorë dhe mbështetës të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Fondacioni Palazzo Spinelli Per L’arte e il Restauro është themeluar në vitin 1998, me qëllimin të mbrojë trashëgiminë botërore kulturore, përmes promovimit, restaurimit, konservimit.  Ai është pjesë e rëndësishme e projekteve të bashkëpunimit me organizma si UNESCO, Komisioni Evropian, Ministria e Jashtme e Italisë. Shtrin aktivitetin e tij në rreth 40 vende të botës dhe prej dy vitesh ka hapur edhe zyrën e tij në Shqipëri. Projekti i parë me Shqipërinë, në bashkëpunim me IMK ka nisur me ngritjen e laboratorit të restaurimit në Berat, me ndihmën përmes  kurseve të trajnimit  për specialistë të restaurimit, etj

prezantohme projektet pas dy vitesh perpjekjeje. Kemi disa fusha te trashegimise pjese e nje rrjeti te rendedishem Unesco restauruar me shume se 28 mije vepra.{:}