Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ditën e enjte, datë 29 maj pritet të nënshkruhet marrëveshja bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Palazzo Spinelli  Per L’arte e il Restauro Shqipëri, e cila do të shënojë hapin e parë për ti dhënë rrugë zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Zgjerimi i bashkëpunimit dhe partneritetit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare synon të sjellë jo vetëm mbështetje financiare që është e pamjaftueshme, krahasuar me problematikën, por dhe ekspertizën ndërkombëtare të institucioneve më elitare botërore.

Kjo marrëveshje ka për qëllim të rrisë kapacitetet në fushën e:

– Trajnimit dhe Edukimit nëpërmjet krijimit dhe drejtimit të shkollave, qendrave kulturore, laboratorëve të restaurimit, instituteve të trajnimit të vazhdueshëm që synojnë përmirësimin e mjeshtërisë së ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë, rritjen e aftësisë së restauratorëve në shqipëri për mbrojtjen e trashëgimisë dhe ruajtjen e saj.

– Organizimin e projekteve kërkimore shkencore, për përvetësimit të teknikave më të mira që aplikohen sot në botë për restaurimin dhe konservimin e veprave të artit dhe monumenteve të kulturës.

– Projektimin e masterplaneve specifikë të zhvillimit dhe promovimit turistiko-kulturor të territorit ose të zonave specifike me interes artistik dhe kulturor.

– Ndërhyrje specifike në trashëgimi kulturore. Këto do të jenë ndërhyrje të specializuara në konservimin, restaurimin shkencor të objekteve muzeale; piktura mbi kanavacë dhe mbi dru, afreske, materiale letre (restaurimi i librave, pergameneve, printimeve, vizatimeve, dhe objekteve të tjera), qeramikë, vitreo, lapidarë dhe mozaikë, metale etj.

– Aktivitete të botimit dhe publikimit në formate online, tekste në lidhje me trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Veprime konkrete për realizimin e portaleve specifike online për shfrytëzimin e informacionit në lidhje me trashëgiminë kulturore, mjedisore, historiko-artistike të vendit.

 

Nëpërmjet marrëveshjes mendohet të krijohet një model i ri i punës dhe menaxhimit të trashëgimisë duke rritur përfitimet që vijnë nga projekte që financohen nga Institucione ndërkombëtare dhe organizma të ndyshëm donator dhe mbështetës të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

http://www.palazzospinelli.org/ita/default.asp{:}