Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nis projekti i Restaurimit dhe Rivitalizimit të Pazarit të Korçës. Marrëveshja e Mirëkuptimit për këtë projekt do të firmoset këtë javë mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (Albanian American Development Foundation), Ministrisë së Zhvillimit Urban , Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Korçës.
Qëllimi i këtij projekti  është rigjallërimi i zonës së Pazarit të Vjetër të Korçës, për ta rikthyer këtë pazar në zonë ekonomike të zhvilluar të qytetit të Korcës, duke ndërmarrë veprime konkrete për zhvillimin e kësaj zone dhe restaurimin e godinave të Pazarit të Vjetër të Korçës, në respektim te ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe të legjislacionit të zbatueshëm shqiptar. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvillohet në Korçë në datën 10 shkurt, ku do të zhvillohet edhe një prezantim nga studio projektuese i projektit të Restaurimit të 7 blloqeve që do të financohen nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, (AADF).{:}