Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Marubi ne Paris

Programi marubi

Fototeka Kombëtare “Marubi” do të marrë pjesë në konferencën “Kryeqytetet e fotografisë”, e cila organizohet nga Instituti Kombëtar i Historisë së Artit (Institut National d’ Histoire de l’ Art – INHA), që do të mbahet në Galerinë Colbert në Paris – Francë nga data 17 deri 18 shtator 2015.
Me datën 17 shtator 2015 në këtë konferencë studiuesja z. Sylvie Leray – Burimi do të referojë temën “Shkodra dhe Korça e Shqipërisë, kryeqytete të fotografisë të një kombi në zhvillim”.
Në një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet drejtorit të Fototekës Kombëtare “Marubi” z. Bedeni dhe studiueses znj. Leray – Burimi, për herë të parë do t’i paraqitet publikut në një prezantim zyrtar fakte dhe dëshmi të reja për fillimet e para të fotografisë shqiptare nga Foto Studio “Marubbi” shpi e themelueme në 1856 në Shkodër dhe më gjërë. Një histori e fotografisë shqiptare e cila fillon të shkruhet prej “drite” me ardhjen e Pietro Marubbit në Shkodër, vetëm 17 vite pas mbajtjes së ceremonisë publike që lajmëroi shpikjen e fotografisë.
Në kë kuadër do të zhvillohen disa takime të drejtuesve të Fototekës Marubi në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë (Institut National du Patrimoine), ku ndër të tjera do të marrë pjesë në takimin “Ditët e Trashëgimisë Europiane”, në Atelierin e Restaurimit dhe Konservimit të Fotografisë (Atelier de Restauration et de Conservation des Photographies – ARCP, Paris), në Muzeun e Fotografisë në Charleroi (Musée de la Photographie, Charleroi) ku do të zhvillojë dhe një takim me drejtorin e këtij muzeu.{:}