Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8072]

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur më 14 shkurt, ekspozita “Marubi” e kalendarit të përbashkët kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo ekspozitë është organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare “Marubi”, në Shkodër dhe është ngjarja e parë zyrtare e cila shënon 6 -vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit, në fjalën e tij u shpreh  se kjo ekspozitë është shumë e veçantë, sidomos që e shënon ngjarjen e parë të përvjetorit të gjashtë të pavarësisë.

“Arsyeja tjetër që e bënë shumë të veçantë këtë ekspozitë është se ky është evenimenti i parë zyrtarë që shënon përvjetorin e 6 të pavarësisë së Republikës së Kosovës, si pjesë e aktiviteteve zyrtare institucionale për shënimin e saj”, ka theksuar Krasniqi.

Edhe Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës së Shqipërisë, u shpreh pse është  e rëndësishme  hapja sekësaj ekspozite.

“Ekspozita që ne inaugurojmë sot së bashku është për disa arsye e veçantë. Dje ne ishim në Tiranë nga Shqipëria dhe Kosova jo vetëm si dy politikanë, siç kemi bërë këto muaj mes kabineteve tona, por si njerëz të arteve dhe të kulturës, njerëz të arteve dhe të kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë. Sot jemi në Prishtinë për të hapur ngjarjen e parë të këtij kalendari, pra në pak orë në pak kilometra por me shumë zemra”, ka thënë Kumbaro Furxhi.

Në këtë galeri janë më shumë se 250 foto të ekspozuara dhe që të gjitha bardh’ e zi.

Luçian Bedeni, Drejtor i Fototekës ‘Marubi’, ka treguar se këto fotografi janë me një histori 150 vjeçare.

“Të flasësh për ‘Marubin’ sigurisht që fjalët e mija kanë të shumta, por duhet të kujtojmë se Fototeka Kombëtare ‘Marubi’ me një histori 150 vjeçare, fotografitë e këtyre fotografëve dëshmojnë me objektivin e tyre ngjarje të historisë tonë kombëtare. Kjo ekspozitë sonte këtu e tejkalon vargun kohorë të këtyre viteve dhe gjithashtu edhe objektivi i tyre e tejkalon historinë atë që quhet fotografi artistike”, ka thënë Bedeni.

Të enjten, më 13 shkurt 2014, Ministrat e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar në Tiranë, protokollin e kalendarit të përbashkët kulturor  ndërmjet dy vendeve.{:}