Match Maker Albania 2025 një nga ngjarjet më të rëndësishme për biznesin, mblodhi më shumë se 1000 pjesëmarrës nga 36 vende të botës! Një dëshmi e besimit që ndërkombëtarët kanë ndaj potencialit ekonomik të Shqipërisë.
Me praninë e 500+ investitorëve të huaj, 200 kompanive shqiptare dhe 30 eksportuesve elitarë, ky event i organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve po shndërrohet në një platformë strategjike për krijimin e partneriteteve të reja, rritjen e investimeve dhe shkëmbimin e ideve që nxisin zhvillim të qëndrueshëm.
Nënshkrimi i 5 Memorandumeve të Mirëkuptimit me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Britaninë e Madhe dhe Kazakistanin dëshmon për rolin në rritje të Shqipërisë si një aktor i besueshëm ekonomik dhe diplomatik në rajon dhe më gjerë.