Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ky plan synon rritjen dhe ruajtjen, përdorimin dhe atraksionin e aseteve të trashëgimisë kulturore në qytetet antike të Bylysit dhe Klosit. Në këtë dëgjesë të dytë, u diskutua mbi objektivat e menaxhimit dhe aktivitetet kryesore të propozuara, si ruajtja dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore, përmirësimi i aksesueshmërisë, infrastrukturës civile dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së pasurisë dhe trashëgimisë kulturore, etj.