Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Mbështesim Punësimin dhe Formimin Profesional të të Rinjve, së fundmi dhe me programin e dedikuar të Garancisë Rinore, faza pilot.
Përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përgjatë 12 mujorit të fundit është mundësuar:
– Punësim i 9,977 të rinjve deri në 29 vjeç, nga të cilët 500 përmes programit pilot të Garancisë Rinore;
– Mbi 4,800 vajza dhe djem u regjistruan në klasën e në Arsimin Profesional (transferimet vijojnë);
– 4,643 të rinj ndoqën një kurs Formimi Profesional;
– Përfshirja e mbi 1000 të rinjve në Programet e Nxitjes së Punësimit ;
110 vajza e djem kanë hapur sipërmarrjet e tyre përmes Programit të Vetëpunësimit.
Jemi këtu për të mbështetur të rinjtë duke bërë më tej të mundur aftësimin dhe punësimin e sigurt të tyre.