Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=8020]

Në vazhdim të politikave për të promovuar dhe mbështetur  artistët e rinj,  prej disa javësh salla  “Tefta Tashko Koço” ka qenë mikpritëse e talenteve të reja të shkollës “Jordan Misja” në Tiranë. Në vijimësi të kësaj politike ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2014,  u organizua mbrëmja muzikore  në Ministria e Kulturës , e cila solli për artdashësit e kryeqytetit koncertin e dy instrumentistëve të rinj të talentuar , Marsiona Bardhi – Violinë dhe Aldo Hodja- Violonçell. Përgatitën pedagogët :Ridvana Selita dhe Albana Zoto, koncertmaestër: Eriana Riza, Fjorda Veizaj.
E ftuar Orkestra Rinore, nën drejtimin e Bujar Alliut. Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë të rinjtë e talentuar, artistët e të ardhmes.{:}