Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Programi Workshop

RIAS dhe Ministria e Kulturës organizojnë një workshop  me temën “Mbrojtja e dialekteve të gjuhës shqipe në epokën e globalizmit”, me pjesemarrjen e gjuhëtareve, pedagogëve dhe publicistëve. Bazuar në konventën e UNESCO të vitit 2003, ku “trashëgimia kulturore jomateriale” shfaqet edhe në traditat dhe shprehjet gojore, përfshirë këtu edhe gjuhën si vektor i trashëgimisë kulturore jomateriale. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës ka krijuar dhe Drejtorinë e Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe. Kjo drejtori do të vërë në jetë çdo projekt që ka lidhje me mbrojtjen e gjuhës së folur, shprehive të ndryshme, dialekteve, etj.
Tashmë kanë filluar dhe projektet e para për të ruajtur këtë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë jomateriale.

Workshop-i “Mbrojtja e dialekteve te gjuhes shqipe ne epoken e globalizmit”, është vetëm një nga forumet për format e gjuhës së folur, të cilat do të vazhdojnë si pjesë e politikës së Ministrisë së Kulturës për të ruajtur pasurinë jomateriale do të inkurajohen aktivitetet për të mbrojtur gjuhën, dialektet apo shprehitë gjuhësore.

Shkarkoni këtu programin e aktivitetit{:}