Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Institucionet kulturore e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre on line. Në vijim të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Kulturës urdhëroi së pari anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturore e më pas mbylljen e muzeve, parqeve arkeologjike dhe sallave të Bibliotekës Kombëtare.

Me pezullimin e të gjitha aktiviteteve në institucionet kulturore, u vendos, që gjithsesi raporti me publikun të mos ndërpritet.

Ministria e Kulturës angazhoi të gjitha institucionet e varësisë për të hartuar programe, të përshtatshme për platformat on line dhe drejtuar moshave të ndryshme.

Brenda një kohe të shkurtër janë hartuan programe dhe artistët po punojnë në kushte shtëpie. Të gjitha këto po publikohen në rrjetet sociale të Ministrisë së Kulturës. Mbi bazën e një kalendari të hartuar nga Zyra e Komunikimit në MK, po jepen on line: shfaqje cirku, përralla për fëmijë, pjesë teatrale, filma të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, pjesë muzikore, ture virtuale nëpër muze e parqe arkeologjike, konkurse, etj.{:}