Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këngëtarja Rona Nishliu ka nisur të prezantojë pjesë të koncertit “Me motivet tona”. Vetëm pak ditë më parë, në Prishtinë,  Rona ka zgjedhur një vend, të njohur nga prishtinasit si “kurrizi”, për paralajmërimin e albumit të parë si pjesë e asaj që përfaqëson identitetin e Prishtinës, sepse është simbol i viteve ’90.

Koncerti “Me motivet tona” në Prishtinë, i cili solli tingujt Jazz me motive të trevave të ndryshme shqiptare, u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsimin dhe Kulturën, të Komunës së Prishtinës.

Projekti “Me motivet tona” i këngëtares Rona Nishliu është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë.  “Me motivet tona” do të prezantojë këngëtaren Rona nishliu dhe band-in e saj më 1 Maj, në një koncert të tingujve jazz dhe tingujve të folkut shqiptare në lulishten e Kryeministrisë në Tiranë.{:}