Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Art House ka kënaqësinë t’ju ftojë në bisedën me artistin Anri Sala.

Anri Sala është një ndër artistët më të vlerësuar të skenës ndërkombëtare të artit. Është  hera e parë që ai vjen në Shqipëri për të prezantuar para publikut një grup punimesh që ka krijuar gjatë veprimtarisë së tij artistike dhe për të diskutuar mbi motivet që e shtyjnë në krijimtarinë e tij.

Në bisedën e tij në Art House ai do të përqëndrohet në interesin për gjestin, shprehitë koreografike dhe lëvizjet trupore. Gjatë prezantimit  do të shfaqen pjesë nga punët e tij: Intervista, Nocturnes, Uomoduomo, Naturalmystic, Time after Time, Long Sorrow, 1395 Days ëithout Red, Ravel Ravel dhe Unravel.

Për bisedën e tij në Art House vetë artisti shkruan:

“Në krijimtarinë time kam ndeshur një interes të veçantë për gjestin, qoftë kur ai shfaqet si reagim fizik ndaj një situate,  apo rrethane imediate, apo si një element komunikues – ndonëse jo gjuhësor,  apo verbal – nëpërmjet të cilit trupi “mban mend” dhe kultivon një aftësi të veçantë për të kujtuar një periudhe të caktuar në kohë. Trupi mishëron nëpërmjet gjestit, lëvizjeve, apo shprehive të tij koreografike memorien e tij, duke përcjellë të shkuarën, impaktin, mbresat dhe gjurmët e saj në të tashmen. Në këtë kuptim gjestet janë gjurmë të së shkuarës, të cilat nuk janë prezervuar nga procese natyrore sikurse fosilet apo gjetjet arkeologjike, por nga aftësia e qenies sociale nëpërmjet trupit të saj për të kujtuar dhe mos harruar.

Natyra e këtyre gjesteve, shprehive koreografike apo lëvizjeve trupore merr një kuptim edhe më të plotë në situata tranzicioni kur zhvillime politike, apo sociale provokojnë një thyerje në besim, apo ideologji, duke nxjerre nga binarët shtyllat e botëkuptimit (common-sense) të shoqërisë dhe nderpret  rrjedhën familjare të gjërave,  apo sistemin ekzistues të vlerave. Duke tejkaluar limitet e gjuhës, trupi i individit dhe i shoqërisë gjen nëpërmjet gjesteve, lëvizjeve dhe shprehive koreografike  aftësinë që të procedojë, memorizojë dhe kapërcejë këto momente thyerjesh, pështjellimesh politike dhe çrregullimesh sociale, duke krijuar rrugë alternative për të trashëguar historinë e vet”.

 

Anri Sala ka lindur nëTiranë në vitin 1974. Aktualisht jeton dhe punon në Berlin. Ndër ekspozitat personale mund të veçojmë: 2016 Neë Museum, New York “ Anri Sala: Answer Me”. 2014 Haus der Kunst “The present moment”, Munich, Gjermani. 2013 La Biennale di Venezia ku ka përfaqësuar Francën me “ Ravel Ravel Unravel”, 2011 Museé d’Art Contemporain Montreal, Quebec, Kanada. 2005 Fondazione Nico- la Trussardi “Long Sorrow” Milano, Itali.

Ndër ekspozitat e shumta koletive mund të permendim: 2015 “ 12th Havana Bien- nial” Havana; 2014 Fondazione Prada “Art or Sound” Venezia, Itali; 2013 The National Museum of Modern Art “ Reading Cinema, finding works: Art after Marcel Broodthaers” Kyoto, Japoni; 2011 National Museum of Contemporary Art “ Art of Communication” Seoul, Kore; 2010 Jeu de Paume “ Faux Amis / An Ephemeral, Video Library” Paris, France; 2007 Museé National d’Art Moderne, Centre Pompidou “Airs de Paris” Paris, France.

Është fitues i disa çmimeve si: 2014 The Vincent Award 2014, The Hague, The Netherlandas; 2001 La Biennale di Venezia “Young Artist Prize” Venezia, Italia.

7 korrik 2016,  ora 19:00 , Art House, Rruga At Shtjefen Gjeçovi, 15, Shkodër{:}