Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2561]

Menaxhimi i suksesshëm dhe me efikasitet i siteve të trashëgimisë kulturore është një ndër sfidat dhe prioritetet e Ministrisë së Kulturës, e cila në këtë kuadër është duke punuar intensivisht për ligjin e ri, i cili tenton të sjell një model dhe koncept të ri menaxhues të vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ndër partnerët e rëndësishëm në zbatimin e projekteve në këtë fushë është dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit (AADF), ku falë bashkëpunimit me MK kanë përfunduar projekte si Muzeu Marubi, Pazari i Krujës, Pazari i Korçës dhe pedonalja. Ndërsa aktualisht falë këtij partneriteti të suksesshëm po bëhet Restaurimi dhe konsolidimi i pazarit të Gjirokastrës, Pazari i Tiranës, Restaurimi dhe rikualifikimi urban i Ansamblit Qendra Historike Vlorë etj.

Në takimin e fundit të zhvilluar mes bordit të AADF dhe Ministrisë së Kulturës, theksi u vendos tek vijimi i bashkëpunimit duke vazhduar nën shembullin e modeleve të suksesshme të realizuara deri tani.

Nën këtë frymë përfaqësuesit e AADF shprehën interesimin e tyre mbi kuadrin ligjor për menaxhimin e siteve të trashëgimisë kulturore.

Ekspertët e Ministrisë së Kulturës  në takimin me AADF prezantuan një pasqyrë të ligjit të trashëgimisë  mbi vështirësitë, hapat e ndërmarrë deri tani, vizionin për të hartuar një projektligj në përputhje me rendin jurik shqiptar dhe që t’i rezistojë kohës për mbrojtjen solide të trashëgimisë kulturore, por edhe për krijimin e formave të reja të administrimit me privatin dhe komunitetin.

 

E pranishme në këtë takim, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bëri një rezume të performancës së siteve të trashëgimisë kulturore dhe shpjegoi tendencën gjithmonë në rritje të numrit të vizitorëve si rezultat i mirëmenaxhmit në këto institucione të trashëgimisë.

Gjithashtu Kumbaro u fokusua edhe tek projektet e së ardhmes së afërt, të cilat janë të përqëndruara në zonat më të rëndësishme historike, që sjellin zhvillim dhe mundësi të shumta bashkëpunimi me partnerët privatë.

Në takim u prezantuan  disa nga projektet ku Ministria e Kulturës  dhe AADF mund të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Hartimi i projektligjit të ri të trashëgimisë kulturore

Pas konsultimit me ekspertë të nivelit të lartë nga disa vende të Europës, që kanë eksperiencë të suksesshme në këtë fushë,  Ministria e Kulturës është në prag të hapjes së konsultimit publiktë ligjit  me grupet e interesit, marrjen e një mendimi nga ministritë e linjës dhe në fund dërgimin e ligjit në Këshillin e Ministrave për miratim.

Ligji i ri për trashëgiminë, është një ligj shumë kompleks dhe si  i tillë është konsultuar me ekpertë, institute të reja të përfshira, i cili kërkon edhe një përqasje dhe të jetë në harmoni edhe me ligjet e tjera. Ligji i ri garanton mbrojten e pasurive të trashëgimisë kulturore dhe i hap mundësi formave të reja të administrimit për t’i bërë të gjalla sitet hisorike dhe të vetëfinancueshme. Kjo mbetet një sfidë për tu kolauduar në vijim në mënyrë që ky ligj të sjell efektet e dëshiruara.

Ligji i ri integrin dhe është në përputhshmëri me  rekomandimet e Unesco-s, konventat ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së.

Gjithashtu në këtë ligj mbahet parasysh edhe kompleksiteti i çështjeve që kanë lidhje me pronësisnë në mënyrë që të nxitet dhe konsolidohet marrëdhënia shtet-privat, së pari për të siguruar mbrojtjen fizike të pasurive dhe së dyti për një administrim më efikas dhe më aktiv të këtyre pasurive, në bashkëpunim me subjektet private vendase dhe të huaja.

Ligji i ri sjell një ristrukturim institucional të organeve që do të administrojnë trashëgiminë kulturore si dhe përditëson direktivat mbi trafikimin e paligjshëm të këtyre pasurive duke vendosur masat e duhurua si dhe parashikon sanksione të diversifikuara për shkelësit dhe shkeljet e këtij legjislacioni.

Në çdo rast shteti garanton pronësinë e këtyre pasurive dhe mbrojtjen e tyre.{:}