Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“ MIK Festival, në një filozofi që shkon përtej një festivali, që është edukimi i një publiku që shkon përtej publikut profesionist me dashurinë për artin dhe kulturën, por edhe me trashëgiminë kulturore” – shprehet Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. “Muzika Ndërkombëtare në Korçë”, frymëzuar nga Inva Mula, afrohet tek publiku si MIK artit, i MIK-ut të shpirtit lirik, MIK-ut të Korçës, me aktivitete gjithëpërfshirëse për të promovuar artin dhe kulturën, mes figurave të spikatura të skenës lirike kombëtare e ndërkombëtare, në 25-29 korrik, në Korçë. Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe është pjesë e kalendarit turistik 2018. Festivali “MIK” lindi si ide e inkurajuar nga Inva Mula me miqtë e saj në Korçë, një mbrëmje poezie dhe serenatash, në Pazarin e Vjetër, të frymëzuar nga sharmi dhe historia e qytetit, me qëllim të përfshirjes së tij në hartën e destinacioneve të evenimenteve kulturore të rajonit.{:}