Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri Blendi Gonxhja mirëpriti në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” Shkëlqesinë e Saj Sheikha Al Mayassa bint Hamad Al Thani, një figurë e njohur ndërkombëtarisht për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art, kulturë dhe ruajtjen e trashëgimisë.

Një prezantim simbolik i historisë sonë, në një nga hapësirat më domethënëse të kujtesës kolektive në Shqipëri, ku së bashku edhe me Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, z. Jabor bin Ali Al Dosari, bashkëbiseduam mbi mundësitë e shkëmbimit kulturor mes Shqipërisë dhe Katarit, si dhe ndamë vlerësime të përbashkëta për rolin që luajnë muzeumet në forcimin e dialogut ndërkombëtar përmes kujtesës dhe inovacionit.