Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ky projektligj ka synimin të nxisë konkurrencën dhe potencialin ekonomik të operatorëve shqiptarë që operojnë në fushat e mbështetura nga programi; të nxisë shkëmbimet ndërmjet qytetarëve të vendeve të ndryshme, veçanërisht përmes binjakëzimit të bash- kive dhe rrjeteve të qyteteve të inkurajojë bashkëpunimin dhe shkëmbimet ndërmjet organizatave brenda Evropës dhe më gjerë; të mbrojë dhe promovojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara apo të ndryshme, për përfshirjen e tyre aktive dhe pjesëmarrjen e plotë në projektet e programeve, të parandalojë dhe luftojë të gjitha format e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje, etj.