Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6438]

Konkursi për ide inovative në adminsitraten publike filloi në fund të muajit maj 2013, mblodhi së bashku ide të reja të më shumë se 200 aplikuesve nga ku dolën fitues 7 projekte inovative dhe kreative të cilat do të implementohen gjatë muajve në vijim dhe kanë si fokus rritjen e efikasitetit në shërbimet publike, rritjen e transparencës, thjeshtimin e shërbimeve dhe uljen e kostove.
Gjatë ceremonisë në ambientet e GKA, idetë më të mira fituan jo vetëm mundësinë për të bërë realitet projektet e gjithësecilit por edhe një çmim prej 100,000 lekësh.
Një nga çmimet e konkursit ishte dhe aplikacioni MonumentAL, për platformen Android, i cili ka si qëllim prezantimin e të gjitha monumenteve të kulturës në territorin e Shqipërisë. Pas implementimit të aplikacionit përdoruesit e MonumentAL do kenë mundësinë që të njihen me prezantimin e detajuar të monumenteve nëpërmjet përshkrimeve, fotografive dhe hartës ndërvepruese.
MonumentAL u finalizua nga Aldo Ziflaj, student I UPT në vitin e dytë bachelor (dega inxhinieri informatike), në koordinim me Ministrinë e Kulturës.
Inovacioni në administratën publike inkurajon forma të reja të angazhimit qyetatar, të transparences dhe besueshmërisë. Ky koncept është relativisht i ri në Shqipëri. Nevoja për inovacione në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve, është gjithmonë parësore në zyrat nga të cilat qytetarët, apo bizneset marrin shërbime çdo ditë. Shpesh idetë për inovacion vijnë nga vetë qyetatarët, ose biznese që duan të marrin këto shërbime por edhe nga shoqëria civile, apo bota akademike.
Aktiviteti u organizua nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike znj. Milena Harito dhe Zv/Kryeministri z. Niko Peleshi.{:}