Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekte kulturore për vitin 2022.

Pandemia Covid 19 na tregoi se qasja e publikut me institucionet kulturore, trashëgiminë, monumentet, muzetë, galeritë, parqet arkeologjike apo evenimentet mund të realizohet edhe virtualisht, edhe përmes arritjeve teknologjike. Ministria e Kulturës është angazhuar në krijimin e një klime të shëndoshë për nxitjen dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve kulturore, promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë materiale dhe jomateriale, me qëllim mbajtjen gjallë të komunikimit me publikun.

Programi i Ministrisë së Kulturës për Artin dhe Trashëgiminë 2022 do të sigurojë mbështetje konkrete për industritë krijuese në vend, duke cekur të gjithë sektorët kulturorë, duke synuar forcimin e kapaciteteve të artistëve dhe operatorëve kulturorë, përmirësimin e cilësisë artistike, promovimin e prodhimeve të tyre dhe lehtësimin e qasjes së tyre në mekanizmat inovativë të financimit.
Kjo thirrje synon mbështetjen e projekteve që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri.
Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 10 Shkurt – 5 Dhjetor 2022

 

Thirrja për projekt-propozime do të qëndrojë e hapur nga

15 DHJETOR 2021 – 17 JANAR 2022, ora 16.00

Shpallja e Fituesve : 31 Janar 2022

Çdo njoftim do të bëhet përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Kulturës www.kultura.gov.al

Lista e Dokumenteve për të aplikuar janë si më poshtë:

Aneks1-Udhëzuesi i Granteve 2022

Aneks 2-Formulari i Aplikimit 2022

Aneks 3_Formulari i Buxhetit 2022

Aneks 4-Tabela e aktiviteteve 2022

Aneks5-Lista e dokumenteve 2022{:}