Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6996]

Raporti 300 ditet Print min kultures.pdf

Në 300 ditë rikthyem besimin tek institucionet duke u shpallur luftë pa kushte tarafeve, monopoleve dhe mediokritetit. Realizuam reformën në sistemin e administrimit të trashëgimisë. Angazhim për reformë strukturore në art, ku në 300 ditë e bëmë realitet në të gjitha institucionet kombëtare të artit duke vendosur, për të parën herë, modelin e teatrit ku artisti merr përsipër përgjegjësi individuale, me disiplinë artistike, përballë konkurrencës së lirë. Gjallërim i skenës nga komuniteti i artit dhe i kulturës. Realizim i hapësirës pa kufi të kulturës e artit, me artistët, ambasadorë të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit.
Transparencë dhe garë e hapur në mbështetjen e projekteve të lira artistike.

U angazhuam për edukim përmes kulturës dhe në 300 ditë kemi ndërtuar strukturat e edukimit kulturor në qendër dhe në institucionet e varësisë, kemi trajnuar stafet përkatëse të këtyre strukturave në këtë fushë, kanë marrë rrugë projektet e para pilot të artit në edukim, institucionet kulturore janë hapur për fëmijët e ciklit parashkollor dhe të mesëm dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit kemi ngritur rrjetin “Mik i Monumenteve” me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë nxënësve në gjithë vendin.

{:}