Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=4853]

Ndodhet në Tiranë për një vizitë pune z. Hubertus Knabe  Drejtor i Berlin-Hohenschönhausen Memorial, muzeu i ngritur në kujtesë të  ish- burgut famëkeq të torturave,  Stasi në Berlin. Z. Knabe, historian dhe aktivist për të drejtat e njeriut  është  i njohur për botimin e disa veprave mbi diktaturën  në shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore, veçanërisht në Gjermaninë Lindore. Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Berlin-Hohenschönhausen Memorial  do të nisin  bashkëpunimin mes dy institucioneve për ekspertizë  dhe vlerësime  në fushën e muzealizimit të  muzeut “Gjethi” dhe në përgatitjen e projekteve të tjerë për  muzetë e kujtesës në Spaç  dhe Shkodër,  të njohur si vende të dëshmisë dhe kujtesës .

Ministria e Kulturës do të vazhdojë të japë kontributin e saj në ngritjen e institucioneve të kujtesës që eksplorojnë historinë e komunizmit shqiptar  nga viti 1945 deri në vitin 1989,  me synim  ngritjen e vetëdijes publike përmes materialeve të dokumentuara dhe ekspozitave  të ndryshme.  Këto institucione  do të jenë pjesë e promovimit të debatit dhe shkëmbime  idesh  mbi format e shtypjes në diktaturë, si dhe pasojat që vijnë nga persekutimi politik , me qëllim informimin e brezave të rinj me të kaluarën e vendit, por edhe ballafaqimin e atyre brezave që arritën ta përjetonin diktaturën komuniste me këtë të kaluar të vështirë.

Z. Knabe  u prit nga Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro dhe  grupi i punës në MK pjesë e të cilit janë kuratorët e projektit,  shkrimtari Bashkim Shehu dhe arkitektja muzeologe Elisabetta Terragni,  ku  u njoh nga afër me punën e deritanishme në  “Muzeun  Gjethi”. Në takim merrte pjesë atasheu kulturor i Ambasadës Gjermane,   znj. Christiane Wolters.

Në ditët e qëndrimit në Shqipëri ai do të vizitojë edhe ish-burgun e diktaturës në  Spaç dhe “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër me synim zhvillimin e një projekti më të gjerë në Muzetë e Kujtesës. Vizita e z. Knabe në Shqipëri  u mundësua falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane në Tiranë.

Ai solli në vemendje eksperiencën e ish-burgut te Stasi, i cili  vizitohet çdo vit nga më shumë se 436,000 vizitorë, ku numri i nxënësve të shkollave mendohet të shkojë deri në 200.000.{:}