Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

1.Udhezimi 2017

2.Forma e Aplikimit 2017

3. Tabela për kostot financiare të projektit 2017

4.Kontrolli i plotesimit te formularit te aplikimit 2017

Fondi i Ministrisë së Kulturës për projektet do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore jomateriale.

Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Propozim-projektet e paraqitura duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 13 shkurt – 5 dhjetor të vitit 2017.

Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kulturës për vitin 2017, hapet  ditën e enjte, datë 1 dhjetor 2016 dhe  përfundon  ditën e premte, datë  13 janar 2017, në orën 12:00.

Përzgjedhja përfundimtare shpallet nga kolegjiumi në datën 6 shkurt 2017.

 JU KËSHILLOJMË QË TË LEXONI ME SHUMË KUJDES UDHËZIMIN PËRKATËS PËR NJË PLOTËSIM SA MË TË RREGULLT TË DOKUMENTEVE QË SHOQËROJNË APLIKIMIN. NË TË KUNDËRT, PROJEKTI JUAJ NUK DO TË MERRET NË SHQYRTIM PËR VLERËSIM TË MËTEJSHËM.

 

Ju falenderojmë për besimin,

Ju garantojmë bashkëpunim profesional në idetë dhe projektet që do të prezantoni.

 

Suksese të gjithë pjesëmarrësve!{:}