Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës, shpall fituesit e projektit të Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj, për vitin 2019.

Fondi për Përkthimin Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj shërben për mbështetjen e përkthyesve të huaj që përkthejnë nga gjuha shqipe, për nxitjen e interesit të tyre për letërsinë shqipe dhe për lehtësimin e kostove të botimit të shtëpive të huaja botuese.

Nga 13 aplikime të shtëpive botuese të huaja, u përzgjodhën 6 prej tyre, të cilët kaluan me sukses fazën e vlerësimit nga ekspertët e jashtëm.

Brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së fituesve, do të kontaktohen shtëpitë botuese të përzgjedhura për të caktuar afatin e nënshkrimit të kontratës.

Fituesit janë si më poshtë:

Nr. Shtëpia Botuese Titulli i librit Autori Përkthyesi
1. Salento books SRLS

Besa Editrice

“Të jetosh në ishull” Ben Blushi Adriana Prizreni
2. Anthea Verlag “Në kërkim të këmishës së humbur” Arian Leka Loreta Schillock
3 Plethora Edition “Më kujtohet” Ylli Demneri Eleana Zhako
4. Jean – Marie Mongin

Editor

“Metamorfoza e një kryeqyteti” Ylljet Aliçka Michel Aubry
5. Salento books SRLS

Besa – Livio Muçi

“Sende që nxirrte deti” Ardian Vebiu Valentina Notaro
6. Salento books SRLS

Besa Editrice

“Vepra 2” Migjeni Adriana Prizreni

 

 

 {:}