Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës e ka shpallur majin si “Muajin e Muzeut”, duke e lidhur edhe me Ditën Ndërkombëtare të Muzeut, që përkujtohet çdo vit, në datën 18 maj.
Pavarësisht se izolimi e bën të pamundur organizimin e aktiviteteve publike, muzetë do të jenë prezentë në rrjete sociale, duke na ftuar të zbulojmë copëza nga thesaret,
shpërndarë në muzetë tanë, ture virtuale që do të na japin mundësinë të udhëtojmë në të gjithë muzetë e botës,
si edhe kuriozitete e guida të përshtatura për më të vegjlit në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”.
Përgjatë gjithë muajit, dita do të hapet me thesarë nga muzetë në të gjithë Shqipërinë, si pjesë e kujtesës për të na rrëfyer prej nga vijmë e ku duhet të shkojmë.