Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës e ka shpallur prillin si “Muajin e librit”, duke e lidhur edhe me Ditën Ndërkombëtare të Librit, që përkujtohet çdo vit, në datën 23 prill. Pavarësisht se izolimi e bën të pamundur organizimin e aktiviteteve publike, libri do të vijojë të jetë kryefjala e këtij muaji, përmes komunikimit on line me publikun. Në rrjetet sociale do t’i kushtohet një vëmendje e shtuar librit, aq më tepër që kjo periudhë mund të shfrytëzohet më së miri për të lexuar.

Përgjatë gjithë muajit, dita do të hapet me thënien  e një shkrimtari të njohur shqiptar, Kadare, Agolli, Fishta, Konica, Koliqi, Kuteli, Migjeni etj. Janë përzgjdhur shprehje motivuese, për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.

Por nuk do të mungojnë videot orientuese, sygjermet drejt një letërsie të mirë, leximet për fëmijë e të rritur, pyetësorë, kurozitete, prezantime bibliotekash on line etj.{:}