Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6083]

Brukseli do të kulmojë aktivitetet për festimet e 60 vjetorit  të Konventës Kulturore Evropiane në datën 19 dhjetor 2014. Me një nivel të lartë përfaqësimi në tryezën e rrumbullakët “Rilevim i Konventës Kulturore Evropiane në shekullin 21”, në një diskutim të hapur për publikun, kjo ngjarje është organizuar në kuadër të kryesimit belg të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës,.
Moderuar nga Profesor Dr. Jan De Groo,  ky debat do të inkurajojë zhvillimin e kulturës evropiane dhe mirëkuptimin më të madh mes  ‘popujve të Evropës’. Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro,  do të marrë pjesë në këtë debat të hapur,  së bashku me personalitete të larta të KE-së si: Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Gabriella Battaini-Dragoni , Drejtori i Përgjithshëm i Edukimit dhe Kulturës, Xavier Prats Monné,  Zëvendës-Kryetari  i Komitetit Drejtues të Këshillit të Evropës për Politikat Arsimore, Jindřich Fryć, etj.
Ideuar për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët të Evropës dhe me qëllimin të inkurajojnë zhvillimin e kulturës evropiane dhe mirëkuptim më të madh mes “popujve të Evropës”, Konventa Evropiane Kulturore në mënyrë specifike kërkon nga ‘Shtetet e Evropës’  të promovojnë  ‘studimin e gjuhëve, historisë dhe qytetërimit të vendeve të tjera evropiane,’ qytetërim, i cili është i përbashkët për të gjithë ata dhe mund të zhvillohet duke shkëmbyer vlerat dhe identitetet kulturore mes njëri-tjetrit.
Konventa Kulturore Evropiane  ofron sot kornizën ligjore për punën e Këshillit të Evropës mbi arsimin, rininë, kulturën, sportin dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta të Evropës, si: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës.
Konventa Evropiane Kulturore,krijuar më19 nëntor 1954, më pak se dhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe në fazat e hershme të Luftës së Ftohtë është instrumenti i parë evropian ligjor që ka ndikim të drejtpërdrejtë në kulturën evropiane.
Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm përpara për të gjithë shtetet që synojnë anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

19  dhjetor 2014, Egmont Palace, Bruksel
Shkarkoni programin (format PDF) www.coe.int/t/dg4/education
{:}