Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja Kumbaro Furxhi ishte e ftuar në TV5 MONDE, në programin “L,Invitè” me gazetarin e mirënjohur Patrick Simonin. Intervista, e cila u transmetua me titrat:  “Ministrja e Kulturës Kumbaro-për një Shqipëri evropiane”.

Ministrja Kumbaro u shpreh e vendosur në garancinë për integrim që i jep Shqipërisë njohja dhe përhapja e kulturës. “Unë besoj fort se as politika, as ekonomia, nuk munden  të bëjnë atë që mundet ta arrijë kultura”- u shpreh Ministrja Kumbaro, e cila garantoi gjithashtu se Shqipëria është duke punuar fort për të vazhduar procesin e integrimit evropian, një aksion me objektiva të qarta dhe konkrete. “Kultura është një zë i rëndësishëm për integrimin tonë evropian dhe ndihmon që Europa të na njohë më thellë dhe më nga afër”. Në këtë intervistë të rëndësishme në kanalin më të rëndësishëm francez, i cili transmeton në Evropë, Amerikë Latine, Afrikë, USA, Ministrja Kumbaro theksoi se “ajo që mbetet e rëndësishme në këtë moment është tejkalimi i klisheve, dhe ndërtimi i urave të komunikimit nga të cilat përfitojnë të dy palët.”

INTERVISTA E PLOTË NË SHQIP:panorama.com.al/2014/02/03

VIDEO:www.tv5.org{:}